E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosje me armë në Mamurras/ I lënduari dërgohet tek ‘Trauma’ në Tiranë, jashtë rrezikut

Një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi në lagjen Zef Hoti në Mamurras. I plagosur mbeti Pjetër Marku, me një plagë në dorë.

Marku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.

50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›