E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosje me armë në Vaun e Dejës, policia drejt vendngjarjes

Një person ka mbetur i plagosur në Çukal të njësisë administrative Shllak këtë të hënë.

Policia ka marrë njoftimin për të shtëna me armë në këtë zonë. Shërbimet policore janë nisur drejt vendngjarjes.

Për shkak të largësisë dhe terrenit të thyer malor efektivëve do t’i duhet afro 3 orë për të mbërritur në vendin ku raportohet sa ka ndodhur kjo plagosje.

Mbeten te paqarta shkaqet e ngjarjes. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›