E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, të paqarta shkaqet

ELBASAN - Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Sipas policisë, shtetasi Euklid Skora është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Cërrikut, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet dhe autorët.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet.

Mësohet se i plagosuri rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për vjedhje.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›