E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plagosje me armë zjarri në një lokal Orikum, Policia në kërkim të autorit të ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës. Si pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Të shtënat janë dëgjuar pranë një karburanti në Orikum, teksa Qerim Belloj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 29 vjeçarit Sildi Velaj, i cili është dërguar në spital. Siç mësohet, konflikti mes dy personave ka nisur për motive të dobëta, derisa ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë FNSH është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi i Policise:

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›