E Enjte, 5 Nëntor 2026

Plagosje me çifte gjahu në Durrës/ Policia kap pas një orë ndjekje autorin

Pas një orë ndjekje, Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetas 32-vjeçar.

28 vjeçari ka plagosur me armë gjahu këtë të të martë një 28-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në SUkth të DUrrësit ndërsa dyshohet që konflikti mes dy personave të ketë nisur për motive të dobëta.

Sukth, Durrës

Plagosi me armë gjahu (çifte) një 28-vjeçar, kapet pas një orë ndjekje nga Policia dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, sipas të cilit, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë.

Ndërkaq, i plagosuri, shtetasi L. P. aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e  Prokurorisë vijojnë veprimet  për dokumetimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›