E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosje me thikë në Pogradec

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të shtunë në Pogradec, në lagjen numër 1.

Si pasojë e konfliktit mes dy personave, një 23-vjeçar është dëmtuar, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim.

“Në lagjen nr.1, Pogradec, shtetasi N.A, 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S.

Si pasojë e konfliktit shtetasi N.A, është dëmtuar me një mjet prerës, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›