E Martë, 3 Nëntor 2026

Plagosje me thikë në Pogradec

Një plagosje me thikë është regjistruar në Pogradec. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 3, rreth orës 20:20,  ku gjatë një konflikti fizik, një shtetas dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës një 36-vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›