E Enjte, 5 Nëntor 2026

Plagosje me thikë në Sarandë, ngjarja në një vendparkim

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Sarandë, pas një sherri që mendohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një vendparkim ku shtetasi A.Sh. qëlloi me thikë pas një konflikti të momentit 41-vjeçarin L.M.

I plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut teksa autori i arrestua disa orë, pasi ishte larguar nga vendngjarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›