Plagosje midis kusherinjve në Pogradec / Njëri plagoset me thikë

Një sherr mes kushërinjve në fshatin Propisht të Pogradecit ka përfunduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Blerim Çela ka goditur me thikë Minir Çelën rreth orës 09:00.
Shkak dyshohet një konflikt për motive të dobëta.
48 vjeçari I plagosur u transportua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori 51 vjeç është arrestuar.