E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plane dhe intriga

02/02/10 00:10

Seldi, Domenika dhe Pamela kanë rënë dakurd që të ndryshojnë strategji duke iu afruar banorëve të grupit tjetër. Për këtë gjë bisedon Seldi me Domenikën vec të tjerëve, pasi ajo ka disa gjëra të paqarta dhe nuk po sheh ndonjë rezultat deri tani. Për të mos rënë në sy, ata e simbolizojnë planin e tyre me gatimin. Domenika i kërkon Seldit që ta sqarojë në lidhje me Oltën dhe ai i përgjigjet se dhe ajo është përfshirë në planin e tyre. Domenika thotë hapur se Olta nuk i pëlqen dhe preferon që më mirë të afrojnë Gracielën sesa atë. Seldi shprehet se nuk duhet ti pëlqejnë të gjithë ata që duhet të rrinë, por duhet ta bëjnë për lojë. Ty dy banorët flasin edhe për lidhjen që duhet të krijohet mes Pamelës dhe Gjimit që sipas Domenikës nuk po realizohet, ndërsa Seldi mendon se Pamela është ajo që nuk po luan mirë pjesën se në të kundërt do arrinte ta bënte atë për vete. Seldi shton se edhe fakti që ai me Pamelën sillen si cift ndikon që të mos realizohet kjo pjesë plani. Domenika mendon që Gjimin ta zëvendësojnë me Erionin, gjë që Seldi e hedh posht duke argumentuar se Gjimi nuk do bierë në dashuri me Pamelën, ndërsa Erionit mund ti ndodhë e kështu plani mund të prishet fare. Diskutimi kalon edhe tek Eduardi me të cilin Domenika nuk di si të sillet, pasi ka vënë re se ai i është afruar shumë. Seldi e këshillon që ta mbajë afër, por asaj kjo gjë nuk i pëlqen dhe i kërkon Seldit që të paktën mos ta nxitë Edin që ti afrohet edhe më shumë. Seldi ia kthen se duhet të bëjë rolin sikur ajo nuk i intereson dhe do apo nuk do ai, kështu dyhet të sillet. Sa më shumë aq më mirë- është konkluzioni i dy të rinjve për të zgjeruar grupin.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2745(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2745;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=600;
iframe_height=95;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2745("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›