Plani Pikens për burimet e ripërtëritshme energjetike
Duke folur në Universitetin Rice, 80-vjeçari T. Bune Pikens u bëri thirrje të rinjve që ishin të pranishëm, të vazhdojnë betejën për një plan energjetik kombëtar. Ai tha se një krizë e rëndë nuk mund ta paralizojë një vend për jetë, por shtoi se një krizë mund të vrasë shpresat e gjenaratës së re, nëse qeveria nuk vepron që tani me një politikë të qartë dhe gjithëpërfshirëse.
Pikens shpenzoi vitin e fundit 50 millionë dollarë nga pasuria e tij e madhe në një fushatë publike në përkrahje të energjisë së erës që do të zvendësojë gazin natyror që përdoret në gjeneratorët e energjisë elektrike. Një pjesë e gazit natyror që kursehet, mund të përdoret për zvendësimin e një pjese të naftës e cila sot përdoret për prodhimin e benzinës dhe dizelit të destinuar për transport. Qëllimi i fundit, - thotë ai, është të reduktohet dukshëm sasia e naftës që Shtetet e Bashkuara importojnë.
Por Pikens është i ndërgjegjshëm se beteja do jetë e vështirë për sa kohë çmimet e energjisë të mbeten të ulta."Për sa kohë të kemi naftë me çmim të ulët, dhe çmimi i saj është gjëja që ka frenuar vendin, kjo është ajo që na intereson. Ju e shikoni se, kur çmimi ngrihet, njerëzit fillojnë të shikojnë për alternativa dhe ata fillojnë të diskutojnë se si ta zgjidhin problemin dhe atëherë kur çmimi ulet, të gjithë heshtin. E njëjta gjë ka ndodhur në 1970, në 1980, në 1990 dhe në 2008. Dhe tani jemi në të njëjtën pikë.”
Çmimi i naftës është 70 përqind më i lirë nga ç'ishte gjashtë muaj më parë. Por Pickens thotë se askush nuk duhet të presë që kjo të zgjasë. Ai shton që është shumë e mundur që çmimi për fuçi të shkojë persëri në 100 dollarë në fillim të vitit të ardhëshëm kur recesioni ekonomik botëror të ketë marrë fund dhe kërkesat për energji të rriten.
"Nëse prodhohen 85 millionë fuçi në ditë në botë dhe kërkesa është për 87 milionë fuçi, gjë që e kishim në vitin e fundit, çmimi do të ngrihet gjer në atë pikë sa të eliminojë kërkesën”.Por me kërkesat në rritje dhe prodhimin në rënie, Picking thotë se çmimi i naftës do të arrijë përfundimisht 200 apo 300 dollarë për fuçi, gjë që do të ketë rezultate shkatërruese për Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën.
Por disa specialistë të energjetikës janë mosbesues për disa aspekte të planit të Pikens. Pikens ka bërë investime të mëdha në projekte të energjisë së erës në gjithë territorin e Teksasit dhe në prodhimin e shpërndarjen e gazit natyror. Disa ekspertë nuk janë dakord gjithashtu me vlerësimin e tij se prodhimi i naftës ka arritur kulmin.
"Mesazhi kryesor i zotit Pickens, pa hyrë në detaje nëse plani i tij është i mirë në çdo aspekt, është se ne kurrë nuk jemi përpjekur ta zgjidhim këtë problem. Ne kurrë nuk jemi përpjekur në mënyrë serioze për alternativa të tjera. Ne kurrë nuk kemi patur një nisme në shkallë kombëtare që të mbështetej dhe këte gjë duhet ta bëjmë”.