E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani i zbatimit, Ashton fton Thaçin e Daçiç, takohen me 21 maj në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Dacic, do të takohen me 21 maj në Bruksel për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes së arritur muajin e kaluar.

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, baronesha Catherine Ashton, që ka qenë ndërmjetëse e këtyre bisedimeve, në një deklaratë për media ka konfirmuar se tashmë ka ftuar dy kryeministrat për të diskutuar rreth zbatimit sa me të shpejtë të marrëveshjes së arritur me 19 prill.

“Unë kam ftuar kryeministrin Dacic dhe kryeministrin Thaçi për një takim javën e ardhshme, me 21 maj, në Bruksel, për të diskutuar hapat e përbashkët që ata kanë nevojë për të marrë për zbatimin e marrëveshjes së prillit. Një zbatim i shpejtë është i një rëndësie të veçantë dhe pres që ta diskutoj këtë çështje me të dy kryeministrat, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›