Plani për urën mbi Ibër, Kurti njofton vizitën e Ndihmës sekretarit të NATO-s, Goffus

Pavarësisht se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore kanë kërkuar që ura mbi lumin Ibër që ndaj jugun nga veriu i Mitrovicës të mos hapet për qarkullim të automjeteve, të paktën për momentin, kryeministri i Kosovës Albin Kurti këmëngul se liria e lëvizjes është e drejtë themelore e njeriut. Në mbledhjen e qeverisë që drejton, Kurti ndërkohë bëri me dije se po vijojnë konsultimet me aleatët për këtë çështje, ndërkohë që njoftoi se të enjten Kosovën do ta vizitojë Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, Thomas Guffos, ndërsa javën e ardhshme edhe krye diplomatët e dy vendeve anëtare të aleancës ushtarake, emrat e të cilëve nuk I bëri të ditur.
“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë si p.sh., trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, , Thomas Guffos.
Plani i qeverisë Kurti për hapjen e urës mbi Ibër, që aktualisht është e kalueshme vetëm nga këmbësorët, alarmoi aleatët. SHBA, BE dhe misioni paqeruajtës që drejtohet nga NATO në Kosovë, KFOR e kanë kundërshtuar këtë lëvizje. Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey hovenier paralajmëroi se ndërmarrja e këtij hapi rrezikonte sigurinë e ushtarëve amerikanë që veprojnë nën siglën e KFOR.
/RTSH/