Plani urbanistik, Basha: Njësia nr. 5 zgjidh sfidën e transportit
Plani urbanistik i bashkisë së Tiranës është konsultuar edhe me banorët e njësisë numër 11. Në konsultimet me banorët e kësaj zone kryetari i bashkisë Lulzim Basha ka afirmuar se kjo pjesë e qytetit është zgjidhje e sfidës së transportit, përmes ndërtimit të stacionit multimodal për zgjidhjen e problemit të trafikut.
Basha ka vlerësuar se virtyt i planit urbanistik është barazia e qytetarit, ndërsa ka paralajmëruar edhe zhvendosjen jashtë vijës së verdhë të tregut të gjësë së gjallë.
Konsultimi i planit urbanistik me banorët e njësisë 11, me mendimin dhe sugjerimin e tyre do ta bëjë më të qartë radhën e punës ka thënë Basha duke shtuar se kjo zonë do të kthehet në një pjesë të rëndësishme ekonomike, social-kulturore dhe qytetare të kryeqytetit shqiptar dhe pa dyshim, si një nga përfitueset kryesore transformuese të transportit publik, përkatësisht linjave të tramit.
Në njësinë Bashkiake nr.11 gjithashtu parashikohet ndërtimi i disa çerdheve, kopshteve, shkollave, ndërtimi i një qendre sociale etj.