Plani urbanistik i Tiranës, bashkia nis konsultimet me qytetarët

Nga dita e nesërme Bashkia e Tiranës do të nisë konsultimet për planin urbanistik të kryeqytetit. Sipas Bashkisë, plani urbanistik i kryeqytetit do jetë në konsultim me qytetarët, duke filluar nga njësia bashkiake nr 8.
Në konsultime do të përshihen edhe grupet e interesit. Ky plan, i quajtur "Plani i Tiranës Metropolitane" shtrihet në 8 njësi vendore, dy nga të cilat bashki dhe 6 komuna. Kjo shënon një risi, një model bashkëpunimi dhe natyrisht bën të mundur, që qytetarëve t`u krijohen kushte më të mira të lëvizjes, shërbimit dhe infrastrukturës.
Në hartimin e këtij Plani, në nivelin e grupit teknik dhe strategjik janë përfshirë ekspertët më të mirë vendas, urbanistë, arkitektë, profesorë të Universiteteve publike dhe private, publicistë, ekspertë të mjedisit dhe ekonomisë, historianë dhe studiues por edhe studentë.
Në hartimin e Draft Planit, eshte parashikuar që gjithë metropoli i Tiranës, nga 850 mijë banorë që është sot te kaloje, 1 milionë banore, ndërkohë që vetë qyteti i Tiranës parashikohet që nga 600 ne 650 mijë që është sot, do të shkojë ne rreth 800 tek 850 mijë banorë. Rajoni i Tiranës është ndarë në 2000 blloqe. Për secilin nga blloqet e Tiranës jane parashikua sheshe lojrash, terrene sportive, objekte sociale. Po keshtu jane parashikuar edhe institucione publike si shkolla, kopshte e çerdhe. Hapësirat e gjelbra zënë një vend të rëndësishëm.
Draft Plani, parashikon që të ketë tre parqe periferikë. Parqet lokalë, në konceptin e Planit do të rikuperojnë nga funksioni i tyre, siç është Parku i Liqenit, Parku i Farkës dhe Parku i ri i Paskuqanit nuk do të arrijnë të realizojnë plotësisht funksionin e tyre, në rast se nuk do të mbështeten me parqe periferikë, me parkun e Kasharit, parku Sauk deri në Stërmas dhe parkun kombëtar të Dajtit.