E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plarent Ndreca betohet në Kuvend mes zhurmës dhe kaosit, merr mandatin e Ahmetajt

Plarent Ndreca është betuar në Parlament pasditen e sotme.

Mes kaosit dhe zhurmës së krijuar nga deputetët e opozitës Ndreca u shpreh “betohem” para Kuvendit duke marrë vetëm duartrokitjet e mazhorancës.

KQZ i dha mandatin e deputetit Plarent Ndrecës ditën e sotme pasi kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ka rezultuar person i pastër dhe pa probleme me ligjin.

“Të dhënat e Plarent Ndrecës nuk përbëjnë kusht për moszgjedhjen e tij si deputet në bazë të ligjit për integritetin e figurës. KQZ vendos dhënien e mandatit”, tha Celibashi.

Mandati i Arben Ahmetajt i kaloi Plarent Ndrecës, pasi ish-ministir bëri 6 muaj pa shkuar në Kuvend më 6 Janar 2024.

Mandati i Ahmetajt duhet t’i kalonte kandidates pasardhëse në listë, drejtueses Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, por kjo e fundit refuzoi duke i kaluar kështu Ndrecës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›