E Diel, 1 Nëntor 2026

Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

Mediat e huaja raportojnë se përleshja mes deputetëve ndodhi gjatë ceremonisë së betimit të ministrave të rinj të Drejtësisë dhe të Brendshëm.

Tensionet nisën kur deputetët e CHP-së pushtuan foltoren për të penguar betimin e Akın Gürlek, i emëruar Ministër i Drejtësisë.

Deputetët e AKP-së iu afruan podiumit, duke çuar situatën në përplasje fizike mes palëve.

Osman Gökçek’in Mahmut Tanal’a saldırdığı an:

pic.twitter.com/pzsBZP16m9

— Vaziyet (@vaziyetcomtr) February 11, 2026

Ndërkohë nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdağ, u detyrua të pezullojë seancën për shkak të kaosit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

CHP kundërshtoi emërimin e Gürlek, duke ngritur dyshime mbi procedurën dhe statusin e tij si ish-kryeprokuror.

Nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdağ, u detyrua të pezullojë seancën për shkak të kaosit. Gjatë incidentit, deputeti i CHP-së Mahmut Tanal u lëndua në hundë dhe u dërgua në Spitalin e Parlamentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›