Plas sherri Superliga ne kaos

Nje grup presidentesh ka kerkuar largimin e kryetarit te grupit te presidenteve te Superiores z. Koco Kokedhima nje kerkese jashte rradhe per me teper per nje vendim qe mund ta marre vetem Komiteti Ekzekutiv.
Gjithcka duhet te jete tensionuar me se tepermi pasi kryetari Kokedhima ka nxjerre disa tabulate telefonatash e mesazhesh qe nga presidente e klubeve i drejtonin gjyqtareve duke i akuzuar per presione ndaj arbitrave.
Nje gje te tille e ka konfirmuar edhe shefi i Sektorit te Gjykimit Arsen Hoxha ne nje raport qe i ka cuar zotit Kokedhima ne lidhje me kerkesat e shpeshta qe kane pasur presidentet per te mesuar emrat e gjyqtareve per ndeshjet e tyre dite perpara zhvillimit te ndeshjes gje qe bie ndesh me rregullat e reja sipas te cilave gjyqtaret njoftohen diten e ndeshjes se ku do te gjykojne.
Pas degjenerimit te situates Ylli Ndroqi presidenti i Shkumbinit ka vendosur te jape doreheqjen nga drejtimi i klubit.
Zoti Ndroqi konfirmon pjesen e mesazheve dhe presionet qe nje pjese e mire e presidenteve te Superliges i drejtonin gjyqtareve.
Per here te pare ndodh ne futbollin shqiptare qe nje president i nje klubi te Superliges qe sic e cileson ai veten te paperfshire ne kete skeme manipulimi ben akuza te tilla ndaj kolegeve te tij dhe nxjerr ne siperfaqe nje pjese te asaj qe fshihet realisht pertej fasades se futbollit shqiptar.