Plas sherri në mes Britney Spears dhe Tulisas

Këngëtari dhe producenti, Will.I.am këto ditë ka qenë cak i kritikave sa i përket këngës ‘Scream & Shout’ të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren, Britney Spears.
Menjëherë pas publikimit të këngës, ka qenë këngëtarja britanike, Tulisa e cila e ka akuzuar Will duke thënë se ajo këngë ishte destinuar për të e jo për Britney-n.
Ndërkaq, këto akuza janë bërë edhe më të forta pas publikimit të klipit kur përveç këngës, edhe veshja dhe stilimi në përgjithësi po del të jetë i njëjtë dhe i kopjuar nga stili i Tulisas, shkruan 'The Sun'./Indeksonline/