Plazhet private, ja deri kur zgjasin aplikimet këtë vit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka njoftuar hapjen e aplikimeve për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin veror 2026.
Zonat ku lejohet aplikimi janë në Fier, Divjakë, Pogradec-Zvërnez, Vlorë (Plazhi i Vjetër), Spille, Vilë Bashtovë, Rrogozhinë, Shetaj, Hamallaj, Katund i Ri , Proto Romano, Currila, Borsh, Llaman, Lukovë 2, Marac si dhe në Rrjoll.
Kush mund të aplikojë?
Subjektet e licensuara duhet të kenë struktura akomoduese të kategorizuara nga institucioni përgjegjës për turizmin.
Hapësira e plazhit të jetë përpara strukturës akomoduese ose në afërsi të saj.
Subjekti duhet të jetë i regjistruar si person fizik ose juridik për ushtrim veprimtarie. Ndërsa aplikimet janë deri më 15 mars.