E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Plug and Play” edhe në Tiranë, Rama e Veliaj në hapjen e qendrës për mbështetjen e startup-ve

“Plug and Play”, platforma e mirënjohur globale për mbështetjen e Startup-ve, me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërrin edhe në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ishte sot në ceremoninë e çeljes së kësaj qendre e cila është pozicionuar në Piramindën e Tiranës.

“Nuk besoj se gjenden në  këtë qytet shumë njerëz, që mund të ngrenë dorën dhe të thonë që “Po, mua më kishte shkuar në mend që në vitin 2025, në Tiranë do të vinte të stacionohej Plug&Play” një platformë globale që ka nxjerrë shumë kolosë të teknologjisë digjitale dhe që do ta zgjidhte Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si qendrën e vet për këtë pjesë të botës, duke u bërë një portë e hapur për të gjithë vajzat dhe djemtë, jo vetëm të vendit tonë, por të gjithë rajonit”, tha Rama.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e cilësoi “Plug and Play”, si një stacion tjetër që do të sjellë më pranë të rinjve shqiptarë, këto shërbime inovative.

“Dua të falënderoj shumë ambasadën e Francës dhe gjithë kolegët në Paris. Qershia mbi tortë sot është “Plug and Play”. Bashkia e Tiranës do të financojë 1.8 milionë euro për “Plug and Play”, të tjerët do jenë nga fusha e qeverisjes, ministri të ndryshme që do bashkëpunojnë, do të ketë disa aleatë të tjerë nga fusha e biznesit, por më vjen mirë që jemi donatori kryesor”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë të rinjtë, fëmijët e moshës 12 deri 18 vjeç, të rregjistrohen në semestrin e ri që ka filluar në qendrën e cila dot vijojë të jetë e hapur edhe gjatë verës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›