E Enjte, 5 Nëntor 2026

Plumb në bark 50-vjeçarit në Fier; arratiset autori

Një 50-vjeçar u plagos me armë zjarri këtë të premte në Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen “11 Janari”, ku Dashamir Muça pas një konflikti të çastit u qëllua në bark me armë zjarri nga 52-vjeçari, Altin Nika.

I plagosuri u dëgua me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjëkëve ndërsa autori i dyshuar u largua me shpejtësi.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa hetuesit mblodhën provat e para në vendngjarje si dhe sekuestruan kamerat e sigurisë.

Po ashtu u ngritën pika të shumta kontrolli në të gjithë terriorin e qarkut me qëllim kapjen e 52-vjeçari, Altin Nika.

Autori mësohet se është me precedent penalë, pasi ka qenë një herë i dënuar për falsifikim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›