E Diel, 1 Nëntor 2026

Plumba ndaj zyres zgjedhore te Obames

Shënohet incidenti i parë serioz në fushatën zgjedhore për presidentin e ardhshëm amerikan. Të shtëna me armë zjarri u ndërmorën ndaj zyrës elektorale të presidentit Obama në Denver në shtetin e Kolorados.

Sic njoftoi policia amerikane, të shtënat ndodhën të premten në orët e vona të mbrëmjes dhe në zyrën zgjedhore për rizgjedhjen e kandidati demokrat ndodheshin ende shumë persona. Fatmirësisht, plumbat që kanë carë mburojën e xhamtë, nuk kanë lënduar asnjë person.

Për rastin në fjalë autoritetet njoftojnë se kanë nisur hetimet, ndërsa në Uarren të Ohajos është regjistruar një tjetër skenë e pakëndëshme, sërish kundër një zyre elektorale të Obamës ku në derën e saj është shkarkuar Zgjedhjet ne SHBARomney: Biden gaboi për Libinë SHBA, debati Biden-RyanDebati i parë, Obama bën autokritikë një sasi plehu organik.

Këto janë dy incidentet e para të rënda në fushatën zgjedhore amerikane e cila ka hyrë në fazën finale me debatet mes rivalëve para publikut. Sondazhet e fundit flasin për një garë tejet të ekuilibruar.
Zgjedhjet ne SHBA
Romney: Biden gaboi për Libinë
SHBA, debati Biden-Ryan
Debati i parë, Obama bën autokritikë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›