“Plumba perandorit”, filmi u shfaq në kuadër të 80 vjetorit të Çlirimit të Atdheut

‘Plumba Perandorit’, një film i vitit 1980 realizuar nga Regjisori Mevlan Shanaj u shfaq në kinemanë verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Një i ri nga jugu i Shqipërisë, niset për në kryeqytet për një jetë më të mirë. Gjatë asokohe në Tiranë pritej të vinte perandori i Italisë, dhe vendi ziente nga zhurmat e makinave ushtarake por edhe nga përgatitjet e bujshme.
Ndërkohë ishte arrestuar edhe i vëllai ku ekzekutohet, pasi merrte pjesë në lëvizjen antifashiste. Urrejtja e nxiti të merrte një vendim që të qëllonte kundër perandorit.
Ky film u shfaq në kinemanë verore të Arkivit nën vazhdën e filmave të cilët po shfaqen në këtë vit jubilar të 80 vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
/RTSH/