E Diel, 1 Nëntor 2026

Plus del ne treg

Kompania me e re e telefonise celulare Plus qe eshte operatori i vetem ne vend me aksionere shqiptare nga Shqiperia dhe Kosova ka zgjedhur vigjiljen e dites se pavaresise per te inauguruar qendren e saj te pare teknologjike.

Ne kete qender qe u inaugurua nga kryeministri Sali Berisha celulari lsquoPlus ka instaluar teknologjine me moderne te telekomunikacionit pasi synon qe me shtrirjen e rrjetit ne te gjithe vendin tu ofroje qytetareve shqiptare sherbimet me cilesore dhe me konkuruese ne treg.

Inaugurimi i sotem perben nje arritje te madhe ne njerin prej tregjeve qe eshte shnderruar sot ne nje nevoje jetike njelloj si buka e perditshme per njeriun modern. Shkalla e perdorimit te celularit eshte mbidyfishuar dhe rritur me shpejtesi tha Berisha.

Duke pergezuar qellimin e celularit Plus per tu shnderruar ne operatorin celular lider ne tregun shqiptar qe permbush nevojat e konsumatoreve jo vetem me koston por edhe me cilesine e sherbimeve nepermjet teknokogjive te reja kryeministri Berisha i njohu qeverise se tij meriten per hapjen e tregut te telefonise celulare ne Shqiperi edhe si nje permbushje e premtimit te tij te hershem elektoral. Ne inaugurimin e qendres se teknologjise se celularit Plus kryeministri Berisha u prezantua si nje nga njerezit me te apasionuar te komunikimit nepermjet teknologjive te reja qe ofrohen nepermjet celularit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›