Po bënte video për rrjetet sociale, i riu rrëzohet nga ura në Spanjë

Një 26-vjeçar britanik ka vdekur pasi u rrëzua nga një urë në Spanjë teksa po përpiqej të krijonte përmbajtje për mediat sociale.
Burri, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, ra teksa po ngjitej në urën Castilla-La Mancha në qytetin qendror të Talavera de la Reina, thanë autoritetet lokale.
Ai shoqërohej nga një 24-vjeçar gjithashtu britanik, i cili po udhëtonte me të për të krijuar përmbajtje.
Autoritetet lokale nuk lejojnë ngjitjen në urë, por shumë njerëz i shpërfillin ndalesat.
Castilla-La Mancha është ura më e lartë me kabllo në Spanjë, mbi lumin Tagus me shtyllën kryesore 192 metra të lartë. /vizionplus.tv