E Enjte, 5 Nëntor 2026

Po digjte kashtën e grurit, por merr flakë vetë! I moshuari ndërron jetë në spital

Nazif Nura ka ndërruar jetë në spitalin e Burrelit, pasi pësoi djegie të rënda.

Burri me origjinë nga fshati Shoshaj, njësia administrative Lis, po digjte kashtat e grurit, por fatkeqësisht është përfshirë nga flakët dhe ka pësuar djegie të shkallës së lartë.

Ai është shtruar në spitalin “Xhavit Mara” në Burrel, por nuk i shpëtoi dot plagëve të rënda dhe për shkak të emetimeve të organeve jetësore ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›