E Diel, 1 Nëntor 2026

Po e ndiqte policia/ Makina përplaset me disa mjete të parkuara në Fier, arratiset shoferi

Në qendër të Fierit, pranë bashkisë, një fuoristradë është përplasur me disa mjete të parkuara.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ishte duke u ndjekur nga një patrullë policie për arsye ende të paqarta.

Duke drejtuar mjetin me shpejtësi të lartë, ai u është shmangur efektivëve dhe, pasi është përplasur me mjetet e parkuara, ka dalë nga makina dhe është larguar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›