E Hënë, 2 Nëntor 2026

Po eksploronin malin e Korabit, humbin kontaktet dy turistë, nisin kërkimet

Dy turistë kanë humbur kontaktet gjatë një eksplorimi në bjeshkët e malit të Korabit në Dibër.

Mësohet se këtë të enjte kanë nisur kërkimet për gjetjen e tyre teksa në ndihmë të grupeve të Policisë lokale dhe strukturave të tjera janë nisur edhe forcat e Armatosura nga reparti i ushtrisë 4030 të Komandës Mbështetëse Burrel.

Deri tani nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Dibrës ndërsa kërkimet mësohet se kanë nisur prej ditës së mërkurë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›