Po inspektonin lidhjet ilegale në ujësjellës, sulmohet me armë ekipi i KRU Mitrovica

PRISHTINË, 29 korrik/ATSH/ Një person ka sulmuar me armë, ekipin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” përderisa inspektonin lidhjet ilegale në rrjet te ujësjellësit.
Sulmi ndodhi në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni. Ai tha i dyshuari është në arrati.Personi në fjalë dyshohet për disa vepra “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës”, tha Preteni. /Kosovapress/