E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po ky derr nuk qenka si ai i Paris Hilton! (FOTO)

Një ditë të bukur, britaniku Colin Webb vendosi të blejë përmes internetit një dhuratë për të shoqen e tij, Susie. Ai i bleu një mikro-derr për 250 sterlina. I thanë se është njësoj si derrkucat që mban Paris Hilton dhe Victoria Beckham, që rriten maksimumi deri në 28 kilogram.

Përpara 19 muajsh në fakt Babe ishte një derrkuc i vogël. Por tani peshon mbi 150 kilogram dhe vazhdon të rritet.

Tani është bërë aq i madh sa nuk lëviz më nga shtëpia.

Dikur e nxirrja për shëtitje, madje kisha marrë një licencë të posaçme për këtë gjë. Por tani nuk del fare jashtë. Nuk bën pis kur shkon në banjo, nuk ankohet për ushqimin dhe nuk gërhet kur flet. Nuk e di çfarë ka ndodhur, ndoshta e kemi ushqyer pak si shumë. Njerëzit më thonë të shkoj në një thertore dhe të jetoj për një vit me proshutë. Por nuk do e bëja kurrë. Ajo është pjesë e familjes tani, tha Susie.

Dhe në fakt u duhet të jetojnë pak gjatë më të. Zakonisht ky lloj derri jeton mbi 18 vite.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›