Po mbahet ne Paris Samiti per situaten ne Libi ben thirrje per ndihme
Liderët e Perëndimit diskutojnë për të ardhmen e Libisë në një samit special të udhëhequr nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kryeministri britanik, David Kamerun në Paris.
Në Samit, merr pjesë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton po kështu dhe Kina e Rusia, e cila efektivisht e njohu Këshillin Kombëtar Tranzitor si qeveri legjitime të Libisë.
Këshilli Tranzitor në takim, bën thirrje për ndihmë në rivendosjen e sigurisë, rindërtimin dhe përgatitje për reforma demokratike ndonëse nuk ka kapur ende kolonel Muamar Gadafin, djali i të cilit Saif al-Islam, sërish premtoi luftë deri në vdekje në mbrojtje të atdheut.
Ndonëse takimi i Parisit do të jetë i shkurtër e simbolik ai do të shërbejë për t’i dhënë mbështetje Këshillit Tranzitor në shkallë botërore.
Përfaqësues të 60 vendeve së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, diskutojnë për të ardhmen e vendit të pasur me naftë në forumin "Miqtë e Libisë" në Paris.