E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po mundohet ta turpërojë të fejuarin publikisht

Miley Cyrus thuhet se po mundohet që publikisht ta poshtëroj ish të fejuarin, Liam Hemsëorth.

Çifti thuhet se janë ndarë pak javë më parë ndërkaq, Miley është ajo që po mundohet ta turpëroj Liam me të cilin ishte fejuar në qershor të vitit të kaluar.

Thuhet se arsyeja e ndarjes është sepse Liam nuk po është I kënaqur me pamjen e Miley dhe jetën e natës së saj.

Ndërkohë, Miley thuhet të jetë zemëruar për spekulimet se Liam e ka puthur aktoren Mad Men gjatë janarit të këtij viti.
“Ata me siguri se janë ndarë por Miley po e bënë atë që të përjeton gjëra të këqija dhe po tenton që publikisht ta poshtërojë atë”, ka thënë një burim për ’Radar Online’.

Burimi ka zbuluar gjithashtu që kohëve të fundit, çifti janë grindur vazhdimisht për një kompani aksionet e të cilës I ka në pronësi Miley si dhe problemet me alkool./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›