E Enjte, 5 Nëntor 2026

Po ndërtonte pa leje në Borsh, procedohet 45-vjeçari

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Policia e Vlorës njofton se ka proceduar penalisht një 45-vjeçar, pasi është kapur duke ndërtuar pa leje një beach bar, në Borsh.

Policia e Vlorës njoftoi se “si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar një rast të ndërtimit të paligjshëm, në vijën bregdetare të Borshit”.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 45 vjeç, i cili po ndërtonte një beach bar, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›