E Diel, 1 Nëntor 2026

Po planifikonin sulme kamikaze në Paris, arrestohen tre vajza

Tre vajza të reja franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë nën dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist në hapësira publike në Paris, vetëm pak ditë para përkujtimit të dhjetëvjetorit të sulmeve të 13 nëntorit 2015 në Bataclan dhe vende të tjera në kryeqytetin francez.

Lajmi u konfirmua nga Zyra Kombëtare e Prokurorit Antiterrorizëm (PNAT), raporton “Le Parisien“.

Tre të dyshuarat, të gjitha shtetase franceze, u arrestuan në Lyon, Vierzon dhe Villeurbanne.

Ky është sulmi i gjashtë i parandaluar në Francë që nga fillimi i vitit 2025, ndërsa hetimi është hapur me akuzat për “pjesëmarrje në një organizatë terroriste me qëllim përgatitjen e krimeve kundër personave”.

“Truri” i grupit – një 19-vjeçare e papunë
Hetimet zbuluan se 19-vjeçarja, e konsideruar si organizatorja kryesore e planit, ishte e papunë dhe kishte braktisur shkollën.

Sipas mediave lokale, ajo u identifikua përmes kontakteve me një militant islamist, me të cilin dyshohet se ka diskutuar për blerjen e një pushke Kalashnikov dhe ndërtimin e rripave vetëvrasës.

Autoritetet besojnë se tre vajzat janë takuar të paktën një herë gjatë fazës përgatitore të planit, çka forcon dyshimet për ekzistencën e një qëllimi real për të vepruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›