E Enjte, 5 Nëntor 2026

Po planifikonte shpërthim me tritol/ Gjykata e Vlorës lë në burg 23-vjeçarin

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23-vjeçarin me inicialet D.S, i cili u kap nga autoritetet pak ditë më parë.

Gjatë kontrollit, 23-vjeçarit iu gjet një sasi eksplozivi e montuar gati për ta shpërthyer me telekomandë si dhe armë zjarri.

Sipas policisë, dyshohet se i riu i përket një grupi kriminal dhe është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale.

Hetimet ndërkohë vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të të riut dhe lidhjeve të tij me persona të tjerë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›