E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Po shkon në Durrës t’i mbyllë gojën Veliajt”, Berisha kërkon Ramën, Spiropali i mbyll mikrofonin

“Kërkoj rikthimin urgjent në Parlament të “padrinos”, i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojën, Troplinin në qeli Erion Veliajt që t’ia mbyllë gojën”.

Menjëherë pasi dha këtë deklaratë në foltoren e Kuvendit, kryeparlamentarja Erisa Spiropali e ndërpreu menjëherë Sali Berishën, duke thënë: “Kjo nuk është për procedurë. Keni fjalën e regjistruar dhe mund të flisni për projektligjin. Jo për procedurën. Mos guxoni më ta keqpërdorni foltoren e Kuvendit”.

Kur deputetët demokratë iu afruan foltores për ta kundërshtuar, Spiropali kërkoi 5 minuta pushim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›