E Martë, 3 Nëntor 2026

Po shtohen duhanpirëset, Specialisti i ISHP: Fenomeni në nivele shqetësuese, sidomos tek femrat

Shumica e popullsisë në vendin tonë është konsumatorë i rregullt e duhanit. Ky fenomen sikundër në shumë rrethe të vendit edhe në Shkodër është në nivele shqetësuese. Ajo që specialistët konstatojnë si alarmante, është fakti se numri i konsumatorëve të duhanit po rritet tek adoleshentët.

Sipas specialistit të shëndetit publik Zamir Llazani, femrat kanë tendencë rritje të duhan pirjes, në krahasim me meshkujt.

Në vendin tonë, duhan pirja tek të rinjtë vijon të jetë në nivele shqetësuese. E teksa në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhan pirja në nivel global ka pësuar ulje tek grupmosha 13–15 vjeç, e kundërta ndodh tek ne.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›