E Diel, 1 Nëntor 2026

Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën 37-vjeçarja shtatzënë. Dyshohet se pësoi hemorragji të brendshme

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë, ku një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën gjatë transportit drejt Tiranës.

Gruaja ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve, mjekët vendosën që ajo të transportohej drejt Tiranës, për të marrë një trajtim më të specializuar.

Por gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e saj shëndetësore është rënduar. Sipas të dhënave paraprake, 37-vjeçarja ka shfaqur të vjella dhe dyshohet se mund të ketë pësuar një hemorragji të brendshme. Ajo është dërguar në maternitetin e Elbasanit, por pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Shkaqet e sakta dhe rrethanat e vdekjes pritet të përcaktohen pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe autopsisë mjeko-ligjore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›