Po transportonte 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari nga Lushnja

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili transportonte 13 emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin, kundrejt pagesës.
Blutë e Gjirokastrës sqarojnë se 19-vjeçari L.S., banues në Lushnje, u kap në flagrancë në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjet 13 emigrantë nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Efektivët kanë sekuestruar automjetin tip “Benz Vito”, dhe 1 aparat celular.
“L. S., 19 vjeç, banues në Lushnjë u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip “Benz Vito”, 13 emigrantë nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/