E Enjte, 5 Nëntor 2026

Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Korçë

Një i ri arrestohet nga forcat e policisë së komisariatit të Maliqit në afërsi të fshatit Velitërnë.

Shkak i arrestimit të tij është bërë, pasi me automjet po bënte transportimin e 4 emigrantëve të paligjshëm të cilët mësohet ti ketë marrë në fshatrat e Devollit për ti transportuar kundrejt 500 euro pagese për secilin, drejt kryeqytetit

Nuk është rasti i parë që policia e këtij komisariati ka arrestuar drejtues mjetesh që bëjnë transport të emigrantëve të paligjshëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›