E Diel, 1 Nëntor 2026

Po transportonte me valixhe një kallashnikov me municion/ Tiranë, pranga 24-vjeçarit

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor i koduar “Luggage”.

Hysen Marku u vu në pranga, pasi po transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen.

Ai u kap në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›