E Diel, 1 Nëntor 2026

Po transportonte veshje të kontrabanduara me vlerë 45 mijë euro/ Arrestohet 26-vjeçari në aksin Elbasan-Tiranë

Një 26-vjeçar është arrestuar në kundër të operacionit policor të koduar “Wrong way”.

Renis Kolina është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”.

Ai po transportonte me furgon, 19 paketime me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.

Policia ka sekuestruar veshjet dhe furgonin.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›