E Diel, 1 Nëntor 2026

Po udhëtonin drejt Porto Palermos, gomonia pëson avari në det, Policia Kufitare shpëton 5 shtetas

Pesë shtetas janë shpëtuar nga Policia Kufitare pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin drejt Porto Palermos pësoi avari në det, duke i rrezikuar të mbyteshin.

Ngjarja u konstatua pas marrjes së njoftimit për një gomone që kishte pësuar avari gjatë lundrimit në drejtim të Porto Palermos. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën drejt zonës ku ndodhej mjeti lundrues.

Pas lokalizimit të gomones, efektivët ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesit dhe katër shtetasve të tjerë që ndodheshin në bord. Të pesë personat u shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare deri në breg, në Porto Palermo.

Sipas policisë, pesë shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË
Dhërmi/Rrezikuan të mbyteshin në det pasi mjeti i tyre lundrues pësoi avari, Policia Kufitare shpëton 5 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një mjet lundrues gomone që po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, kishte pësuar avari, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë drejt vendit të sinjalizuar.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë ndërhynë për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të gomones dhe 4 shtetasve që ndodheshin në bord, të cilët i shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, deri në breg, në Porto Palermo.

5 shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare, për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›