E Enjte, 5 Nëntor 2026

Po udhëtonte me motor, humb jetën 60-vjeçari në aksin Plepa-Shkozet

Një 60-vjeçar që udhëtonte me motor ka humbur jetën në aksin Plepa – Shkozet.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se policia është nisur drejt vendngjarjes.

Policia tha se nuk dihet nëse ka qenë aksident apo 60-vjeçari ka pësuar infarkt.

Policia deklaroi se ekspertët do përcaktojnë shkakun e vdekjes, nëse është përplasur nga ndonjë mjet apo jo.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›