Podgoricë, Manja me Dukajn: Ura të reja bashkëpunimi mes shqiptarëve e malazezëve

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja zhvilloi sot në Podgoricë një takim me Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Malin e Zi.
Manja, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se Marashi është përfaqësues i brezit të ri të shqiptarëve evropianë në Mal të Zi.
“Ishte një kënaqësi e veçantë të pritesha nga Marashi, përfaqësues i brezit të ri të shqiptarëve evropianë në Mal të Zi.
Si Ministër i Administratës Publike, ai po bën hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve publike dhe digjitalizimit të administratës – një angazhim që forcon transparencën dhe efikasitetin, duke ndërtuar ura të reja mes shqiptarëve dhe malazezëve”, thekson ministri Manja.
“Të bashkuar në synimin për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, përpjekjet tona janë thelbësore për një administratë moderne dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Manja.
Manja 1 nga 6/r.e/