E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podolski kalon tek Arsenali

Sulmuesi gjerman Lucas Podolski ka firmosur me Arsenalin për katër sezonet e ardhshme duke i dhënë fund kështu aventurës së tij në Bundesligë me Këlnin në përfundim të sezonit aktual.

Futbollisti i përfaqësueses gjermane ka shënuar këtë sezon 16 gola në Bundesligë deri tani dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e ekipit të drejtuar nga francezi Arsene Wenger.

Nuk është hera e parë që Lucas Podolski do të luajë me një ekip elitar në Europë. Sulmuesi ka luajtur më parë me Bayern Munchen. Aventura e tij me bavarezët zgjati tre sezone që nuk ishin edhe aq të suksesshme.

Tashmë Podolski do të provojë sërish veten, kësaj radhe në kampionatin anglez.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›