E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pogradec, bizneset në vështirësi ekonomike

Turizmi në qytetin e Pogradecit ka pësuar një rënie drastike për shkak të pandemisë së Covid-19, që ka pushtuar gjithë botËn. Disa menaxhere të lokaleve në qytetin turistik të Pogradecit shprehen se ka patur një rënie prej 70% të xhiros nga viti që shkoi. Shkaqet kryesore të kësaj rënieje janë numri  i pakët i turistëve në qytet si dhe mbyllja e kufijve.  Disa nga pronarët jashtë kamerës shprehen se  qytetin liqenor  e frekuentojnë  më shumë moshat e treta , por për shkak të pandemisë ata kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Dorjan Çela, specialist i promocionit për turizmin në Bashkinë e Pogradecit pohon se kanë hasur vështirësi gjatë periudhës së pandemisë. Ai flet gjithashtu se këtë vit qyteti i Pogradecit ka pasur një frekuentim jo shumë të lartë në krahasim me vitin që kaloi. Pogradeci është qyteti turistik që frekuentohet në të katër stinët e vitit ku turistë të huaj e vendas shijojnë bukuritë e tij.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›