Pogradec, dorëzohet 80 vjecari i armatosur

Pas gjashtë orësh rrethim nga policia është vetëdorëzuar 80 vjecari i armatosur që plagosi bashkëshorten e tij.
Burime nga policia e Pogradecit bëjnë të ditur se ka qenë ndërmjetësimi i specialistëve të RENEA-s që ka bindur shtetasin Rexhep Karaji që të dorëzohet.
Karaji plagosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, e cila është në gjëndje të rëndë për jetën.