Pogradec, gjendet foshnja pa jet n spital

Punonjësit kanë lajmeruar policine qe ka nisur hetimet. Policia po heton disa pista se si eshte hedhur foshnja në tarrace dhe kush eshte nena qe e ka braktisur. Mjeket e spitalit mohojne qe foshnja te jete lindur ne spital dhe ata dyshojne se dikush mund te kete hyre ne spital dhe ka hedhur foshnjen poshte dritareve te salles se reanimacionit.
Nderkohe vendi ku eshte hedhur foshnja, eshte shume larg nga rrethimi i spitalit gje qe e ben te pamundur faktin qe te jete hedhur nga jashte.
Policia ka marre ne pyetje personelin e spitalit dhe eshte duke verifikuar regjistrat e personave qe jane shtruar aty apo kane hyre ne spital me foshnje ne duar. Trupi eshte derguar ne morg per te bere autopsine nese foshnja ka vdekur para se te hidhej apo ka humbur jeten nga qendrimi ne tarracen e spitalit gjate nates.